Loading…

Bëhuni gati: Java e fundit e shkurtit me erëra të forta dhe borë

  • 23/02/2020 | 10:12

Bëhuni gati: Java e fundit e shkurtit me erëra të forta dhe borë

Moti i mirë dhe me diell, që po mbizotëron në Kosovë këtë vikend, duket se nuk do të vazhdojë shumë gjatë edhe në ditët në vijim, shkruan Gazeta Metro.


Madje bëhet e ditur se java e fundit e shkurtit, do të rikthejë reshjet e shiut dhe të borës në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të bie borë dhe shi.

“Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të butë, me diell dhe vranësira të cilat nga pasditja e së mërkurës dhe ditën e enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore”, thuhet në komunikatë.

IHMK’ja tutje bën të ditur se të mërkurën, natën vonë dhe të enjten, pos reshjeve parashihet të ketë edhe erëra të fuqishme të cilat si zakonisht më të theksuara do të jenë në veri të Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

“Këto temperatura negative do të krijojnë ngrica të dobëta në orët e para të ditës dhe kërkohet kujdes nga pjesëmarrësit në trafik, sidomos në viset kodrinore- malore, ku prezenca e diellit është më e kufizuar. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri e fuqishme”, thuhet në komunikatë.

Ky institut thotë se në bazë të parashikimeve afatgjate, muaji mars premton reshje të bollshme atmosferike. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë