Në fundjavë mot i nxehtë, kryesisht me diell. Të shtunën mundësi për reshje lokale shiu, shkruan Gazeta Metro.
Nga dita e martë, në lindje të rajonit, do të depërtojnë turbullira nga Europa verilindore, që do të sjellin mundësi për reshje lokale shiu, si dhe rënie të lehtë të temperaturave rreth vlerave mesatare.
20.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
21.07 – Nxehtë, kryesisht me diell
22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
23.07-24.07 – Pjesërisht vranët, pasdite mundësi për reshje lokale shiu.
Temperaturat e ajrit në fundjavë do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare, e nga dita e martë do të zbresin lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 29C deri në 32C. Nga dita e martë do të zbresin në 27C deri 28C.
Do të fryj erë e lehtë nga verilindja 1-9m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale./gazetametro.net