Loading…

Nxehtë edhe pak, nga kjo ditë shi e erëra të fuqishme në Kosovë

  • 27/10/2019 | 14:03

Nxehtë edhe pak, nga kjo ditë shi e erëra të fuqishme në Kosovë

Në fillim të javës mbetet ngrohtë dhe kryesisht me diell. Nga e mërkura ftohtë, me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe erëra të fuqishme, transmeton Gazeta Metro.


Ditëve të para të javës për shkak të qarkullimit të dobët ajror koncentrimi i ndotësve do të mbetet në vlera të larta, me cilësi të ajrit përreth vlerave të pashëndetshme. Mirëpo nga dita e mërkurë kur parashihen edhe erëra mesatarisht të fuqishme, ndotësit do të shpërndahen, ndërkaq indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres në vlera të mira dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet do të zbresin nga 23C, në fillim të javës deri në 9C, ditën e enjte.

28.10 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë.
29.10 – Mbetet ngrohtë, me vransira dhe diell. Në mëngjes ftohtë.
30.10-31.10 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell, vende-vende me mundësi për reshje të dobëta shiu.
1.11 – Herët në mëngjes riga lokale shiu. Ditën ftohtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.

Do të fryejë erë e lehtë nga verperëndimi 1-3m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme nga verlindja 3-10m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, e më pas do të shënojë rritje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë