Loading…
Bëhuni gati: Play Station 5 po vjen
  • 08/05/2019 | 10:11

Bëhuni gati: Play Station 5 po vjen

SonyPlaystation pritet që së shpejti të lansojë serinë e pesë të pajsjes teknologjike, që konsiderohet si më e pëlqyera nga të rinjt, transmeton Gazeta Metro.


Për këtë nga Kompania Sony janë dhënë detaje.

Falë një interviste dhënë për Wired, Sony ka treguar në detaje se si do të jetë gjenerata e pestë e konzolës shumë të popullarizuar. Sony premton se PS5 do të mbështesë grafika 8K, audio 3D, SSD super të shpejtë dhe një mundësi për të luajtur lojërat e PlayStation 4 në të.

Sipas Mark Cerny, që shërbeu si arkitekti kryesor në sistemin e PS4, konzola e re nuk është thjeshtë një përmirësim i PS4, siç ishte PS4 Pro. Por, pajisja do të jetë krejtësisht e re, me një procesor tetë-bërthamësh të bazuar në gjeneratën e tretë të AMD-së.

Një tjetër ndryshim i madh në PlayStation 5 është zëvendësimi i hard diskut me një SSD, për të cilin Sony premton se do të përmirësojë hapjen e lojërave dhe luajtjen përtej imagjinatës./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë