Loading…

Behxhet Pacolli mbështetë Lutfi Hazirin në Gjilan

  • 07/11/2021 | 20:24

Behxhet Pacolli mbështetë Lutfi Hazirin në Gjilan

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli, është në Gjilan ku po ofron përkrahje për kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Hazirin, shkruan Gazeta Metro.


I ka thënë se Lutfi Haziri është adresa e vetme politike për udhëheqjen e Gjilanit.

Statusi i plotë:

“Në Gjilan, bashkë me strukturat dhe mbështetësit e AKR, mirëpritëm kryetarin Lutfi Haziri. Miku im Luta është adresa e duhur për qytetarët e Gjilanit, të cilët duan qeverisje zhvillimore, praktike, e tê afërt me qytetarët. Andaj, i ftoj të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e AKR në Gjilan që ta mbështesim kryetarin Lutfi Haziri, si adresën e vetme politike në krye të kësaj komune të rëndësishme të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë