Loading…
BE’ja kritikohet se po ndikohet nga të ‘djathtit ekstrem’
  • 12/09/2019 | 08:57

BE’ja kritikohet se po ndikohet nga të ‘djathtit ekstrem’

Emërimi i ish ministrit të drejtësisë të Hungarisë, Laszlo Trocsanyi si komisionar për zgjerim dhe grekut nga partia e djathtë “Demokracia e Re”, Margaritis Schinas si komisionar i mbrojtjes së mënyrës europiane të jetesës ka nxitur reagime dhe kritika, seanca e parlamentit europian pritet të jetë e zhurmshme, transmeton Gazeta Metro.


Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është përballur me kritika për shkak të nominimit të një komisionari përgjegjës për “Mbrojtjen e Mënyrës sonë Europiane të Jetesës”. Kritikët kanë thënë se ky departament, që do të vëzhgojë migrimin dhe sigurinë, lidhet me retorikë të krahut të djathtë.

Një deputete evropiane holandeze e ka konsideruar këtë hap “grotesk”, derisa organizata ndërkombëtare, Amnesty International ka thënë se ai është “shqetësues”.

Migrimi është kthyer në fushën më të ndjeshme politike në shumë shtete të Bashkimit Europian. Disa grupe të krahut të djathtë dhe ato nacionaliste kanë shënuar rritje të mëdha zgjedhore, pas zotimeve se do të zvogëlojnë valën e emigrantëve në bllokun evropian.

Roli i ri është bërë i ditur pasi von der Leyen ka emëruar ekipin e saj ekzekutiv.

I nominuari i saj për këtë pozitë është ish-euro deputeti, Margaritis Schinas, i cili mban pozitën e zëdhënësit të Komisionit Evropian dhe është anëtar i partisë së krahut të djathtë në Greqi, Demokracia e Re. Në letrën e saj drejt Schinas, von der Leyen ka thënë “mënyra jonë evropiane e jetesës është e ndërtuar rreth solidaritetit, mendjes paqësore dhe sigurisë”.

Mirëpo Amnesty International e ka akuzuar BE’në për “përdorim të qasjes së të djathtës ekstreme” duke lidhur migrimin me sigurinë.

Ursula von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes në Gjermani do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin e Komisionit Evropian më 1 nëntor. Ekipi i saj ekzekutiv prej 27 personave, pritet të udhëheqë për pesë vjetët e ardhshëm.

Nëse miratohet nga Parlamenti Europian, ky ekip do të ketë më së shumti larmi gjinore në historinë e BE’së, me 13 gra dhe 14 burra./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë