Ministrja për Dialog, Edita Tahiri duke iu referuar reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare për deklaratat e deputetit Daut Haradinaj ndaj Serbisë, ka thënë se Bashkimi Evropian e ka adresën e qartë ku duhet të bëjë kritika.
Sipas saj, është Serbia ajo që vazhdimisht shërbehet me kritika kërcënuese nacionaliste de stabilizuese.
“Besoj se Bashkimi Evropian duhet të koncentrohet aty ku është burimi I kërcënimeve serioze dhe nacionalizmi që shkojnë jo vetëm në dëme të paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, po i ushqejnë edhe skenarët e rrezikshme gjeopolitike të Rusisë ku Serbia është bërë pjesë e skenarëve të rrezikshëm të ambicieve të Rusisë”, tha ajo.
Këto komente, Tahiri i bëri gjatë raportimit të saj para Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, transmeton Klan Kosova.