Loading…

BE’ja nuk arrin konsensus për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë

  • 08/07/2026 | 19:31

BE’ja nuk arrin konsensus për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë

Nuk ka konsensus mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë, konfirmuan burime diplomatike për Radion Evropa e Lirë.


Ato thanë se në takimin e ambasadorëve të BE-së, të paktën tetë shtete anëtare u shprehën qartazi dhe pa asnjë rezervë kundër hapjes së këtij grupi kapitujsh.

Si arsye, ato përmendën mangësitë në fushën e sundimit të ligjit, refuzimin e Serbisë për t’u harmonizuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, si dhe mungesën e përkushtimit të mjaftueshëm ndaj procesit të integrimit evropian.

Sipas burimeve të njëjta, disa shtete të tjera nuk e kundërshtuan hapur hapjen e klasterit 3, por vlerësuan se ende nuk janë krijuar kushtet për një hap të tillë.

Edhe ato shprehën shqetësime për sundimin e ligjit, mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe gjendjen e lirisë së mediave në Serbi.

Mundësia e hapjes së klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit me Serbinë ishte në rendin e ditës në takimin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së, pasi Komisioni Evropian rekomandoi me shkrim që Serbisë t’i mundësohej hapja e këtij klasteri brenda muajit korrik.

Megjithatë, pas një diskutimi që, sipas burimeve diplomatike të REL-it, zgjati shumë më gjatë sesa ishte planifikuar, kryesuesi i takimit konstatoi se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë arritur konsensus për hapjen e klasterit 3 me Serbinë.

Përpjekje që edhe Serbia të bëhej pjesë e “Super të martës”
Institucionet evropiane, të cilat janë angazhuar për t’i dërguar një sinjal pozitiv Serbisë, synonin që më 14 korrik të mbahej një konferencë ndërqeveritare me Serbinë, ku do të hapej klasteri 3.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “Super e martë”, kur pritet të mbahen të paktën tri, e ndoshta edhe katër konferenca ndërqeveritare – me Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe, nëse plotësohen kushtet, edhe me Shqipërinë.

Qëllimi i institucioneve evropiane ishte që në rendin e ditës të përfshihej edhe një konferencë e pestë ndërqeveritare – me Serbinë./evropaelire.org

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë