Loading…

BE’ja ‘pelin’ pas nderimit të Mladicit nga Beogradi: Ajo që do të ndodhë në ditët në vijim…

  • 04/09/2026 | 12:52

BE’ja ‘pelin’ pas nderimit të Mladicit nga Beogradi: Ajo që do të ndodhë në ditët në vijim…

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se zhvillimet e fundit në Serbi mund të ndikojnë në mënyrën se si shtetet anëtare të Bashkimit Evropian e vlerësojnë rrugën e këtij vendi drejt anëtarësimit në BE.


Duke folur sot në Dublin, pas mbërritjes në takimin joformal të ministrave të BE-së për çështjet evropiane, Kos tha se Brukseli po i ndjek nga afër zhvillimet në Serbi.

“Shumë gjëra po ndodhin në Serbi për momentin, ne po i ndjekim të gjitha dhe të gjitha mund të ndikojnë në mënyrën se si shtetet anëtare e vlerësojnë Serbinë”, deklaroi ajo.

Kos theksoi se procesi i integrimit evropian të Serbisë nuk lidhet vetëm me aspektet teknike të negociatave, por edhe me respektimin e vlerave evropiane, si dhe përafrimin me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së BE-së.

Në këtë kontekst, ajo veçoi edhe kthimin në Beograd të eshtrave të ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladiç, i dënuar përfundimisht për gjenocid dhe krime të tjera lufte.

“Kthimi i eshtrave të Ratko Mladiqit dhe ajo që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë një provë shumë e rëndësishme”, tha Kos.

 

Kos e çartë me Beogradin: Nuk ka vend në BE për Serbinë që e nderon dhe glorifikon Mlladicin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë