Rregullatorët e konkurrencës kanë suspenduar hetimin e tyre ndaj propozimit të bashkimit mes kompanive Fiat Chrysler dhe Peugeot në pritje të të dhënave të kërkuara që prodhuesit e automjeteve duhet t’i dorëzojnë, transmeton Gazeta Metro.
“Kjo procedurë e hetimit të bashkimit aktivizohet nëse palët dështojnë të dorëzojnë, në kohë të rregullt, një informacion shumë të rëndësishëm që Komisioni ka kërkuar nga ta” ka njoftuar Komisioni Europian të mërkurën.
“Në kohën që informacioni i munguar dorëzohet nga palët, ora rinis dhe afati i vendimit të komisionit përshtatet sipas rrethanave” tha rregullatori i konkurrencës së BE’së.
Dy kompanitë kanë njoftuar se kërkesa e BE’së për dokumentacion tani më po përpunohej, por përmbushja e saj është ndërlikuar për shkak të faktorëve të ndikuar nga emergjenca e Covid-19.
Në një deklaratë të përbashkët të dy kompanitë njoftuan se ajo “do të transmetohej së shpejti”.
Afati përfundimtar për vendimin e BE’së ishte 13 nëntori./gazetametro.net