Bekim Haxhiu, deputet i PDK’së sonte në DPD i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të mbajë premtimet e dhëna gjatë fushatës.
Tutje Haxhiu ka përmendur një vizitë të çuditshme të Kurtit në fshatin Binqë në vitin 2004, ku i thotë që të arsyetohet tash para qytetarëve se me kë është takuar atje.
‘’Tregoju njerëzve pse ke qenë në Binqë. U ndalu duke shku në fshatin Binq, është edhe raporti i policisë. Me kë u taku dhe pse u taku. Sepse aty fillon radikalizimi i Kurtit dhe VV’së’’, tha Haxhiu, transmeton Periskopi.
‘’Unë kam kërku prej tij sqarimet dhe është e tij nëse do me sqaru apo jo’’.