Loading…

Bekim Haxhiu deputeti që dhuroi 72 bursa për student

  • 24/01/2021 | 10:26

Bekim Haxhiu deputeti që dhuroi 72 bursa për student

Bekim Haxhiu njihet si një nga deputet më aktiv dhe më human në Kuvendin e Kosovës.


Në një prononcim për mediumin tonë Bekim Haxhiu ka treguar se që nga viti 2013 e deri më sot ka dhuruar plotë 72 bursa për student nga buxheti i tij personal.

Ai tregoi se një hap të tillë për ndarje të bursave për student e ka filluar në vitin 2013, me qëllim që të mbështes studentët me kushte të vështira financiare.

“Në vitin 2013 kam filluar ndarjen e 8 bursave për student, ndërsa në 10 vjetorin e pavarësisë e kam rritur numrin e bursave në 10 ndërsa këtë viti në 12 bursa për student.

Investimi në rini dhe arsimimin e tyre është veprimi më i mirë që duhet bërë. Prandaj, duke parë nevojën për të mbështur rinin dhe gjithë studentët me gjendje të vështirë financiare kam rritur numrin e përfituesve të bursave nga buxheti im personal.”, tha Haxhiu.

E si përfundim Haxhiu deklaroi se deri më tani ka dhuruar bursa nga buxheti i tij personal duke rritur numrin në plotë 72 bursa për student.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë