Loading…

Bekim Haxhiu i reagon Kurtit: Nuk qëndron ajo që Kosova s’ka eksperta të energjetikës

  • 28/12/2021 | 23:55

Bekim Haxhiu i reagon Kurtit: Nuk qëndron ajo që Kosova s’ka eksperta të energjetikës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka komentuar deklaratat e Kurtit, duke thënë se nuk qëndron që Kosova nuk ka eksperta, shkruan Gazeta Metro.


Bekim Haxhiu në T7 ka pasur kritika të mëdha për Qeverinë Kurti dhe ftesën për ekspertin gjerman në KEK

Sipas deputetit të PDK’së, Kosova ka ekspertë të mjaftueshëm në Kosovë, disa edhe në pension, dhe se Qeveria Kurti i ka anashkaluar ata.

Haxhiu ka thënë se është një ekspert 75 vjeçar që paguhet 2500 euro për të sanuar dëmët, ka thënë se nuk ka pasur vendimmarrje dhe se ekspertët janë anashkaluar.

“Ka plot inxhinier dhe me këta inxhinier të KEK-ut kanë funksionuar dhe se nuk kemi pasur probleme. Kosova ka inxhinier të mjaftueshëm në Kosovë por ata janë anashkaluar dhe nuk janë marrë në konsideratë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu.

Kritika për këtë deklaratë të Kurtit ka pasur edhe nga partitë tjera politike, por edhe njohës së politikës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë