Loading…

Bekim Jashari i reagon VV’së pasi kërkuan rivotim në Skenderaj: Deklarata të porositura

  • 20/10/2021 | 23:51

Bekim Jashari i reagon VV’së pasi kërkuan rivotim në Skenderaj: Deklarata të porositura

Bekim Jashari, ka reaguar pas deklaratave të Hysni Mehanit, të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), se Skenderaj duhet të shkojë në rivotim. Ai ka thënë se VV është bërë bashkë me individët e PDK’së kundër tij, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një statusi në Facebook, Jashari ka thënë se lojërat e ndyra të individëve e grupeve të caktuara brenda partive politike tashmë kanë filluar të dalin në pah.

“Ata që për 4 vite nuk lanë asgjë pa kritikuar e shpifur për qeverisjen time, në këto zgjedhje qenkan bërë bashkë me individ të PDK-së kundër meje siç dëshmojnë vetë komisionerët e vëzhguesit e tyre, të cilët duke mos u kontaktuar nga partia e tyre për të sjellur dëshmi për manipulim të procesit zgjedhor tani po vijnë tek ne sepse partia e tyre nuk ishte dhe nuk është e interesuar të sjellë drejtësi për zgjedhjet e 17 tetorit. Deklaratat e z. Mehani që Skenderaj duhet të shkojë në ri-votim është edhe një deklaratë tjetër e porositur për të na identifikuar si të afërt me VV-në, siç ishte dhe vendimi për mos kandidim të tyre për kryetar të Skenderajt, pasivizimi i tyre në fushatë dhe heshtja e tyre para keqpërdorimeve në ditën e votimit. Kështu me veprimet e tij të ulëta ai iu mundësoj kundërshtarëve tonë politik që gjatë tërë fushatës parazgjedhore të propagandojnë kinse Bekimi është me VV-në, pasi që VV-ja nuk i vuri kundërkandidat”, ka shkruar ai.

Tutje Jashari ka thënë se kjo ishte propaganda që më së shumti përdoren ata që nuk e kishin as edhe një fakt të vetëm pse nuk duhet votuar Bekim Jashari, nuk e kishin as edhe një dëshmi kundër qeverisjes sime me duar të pastra.

“Ata që përveç propagandave të ulët kundër meje, bënë marrëveshje me serbet e Bajës dhe Syriganës, të cilët i votuan me shumicë, ata që blenë votat e qytetarëve me para, kërcënuan e shantazhuan mbështetësit tonë, ata që blenë komisionerët, vëzhguesit si dhe ata që përdoren trenin bullgar për të përmbysur rezultatin. Unë e kam thënë dhe e përsëris sa herë që ka nevojë që Bekimi ka qenë dhe mbetet i pavarur dhe nuk ka asnjë marrëveshje apo koalicion me asnjë parti politike dhe i tillë do të mbetem. Qytetarët e vendit tonë janë dëshmitarë të manipulimeve që kanë ndodhur andaj edhe janë duke dëshmuar çdo ditë për manipulimet që bënë ata që nuk njohin asgjë para interesit të tyre grupor. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe të zbardhet çdo parregullsi në procesin zgjedhor të 17 tetorit. Këtë e kemi obligim ndaj demokracisë dhe zhvillimit të vendit por edhe ndaj kujtimit për sakrificën në ndërtimin e shtetit tonë”, ka shkruar tutje ai.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë