Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është i biri i Rifat Jasharit.
Bashkim Jashari sot u emërua komandant i ri i FSK-së nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Për emërimin e tij i menjëhershëm ka qenë reagimi i Bekim Jasharit, djali të axhës së Bashkimit.
Jashari ka shkruar se Bashkimi si në luftë kara Adem, Hamëz e Shaban Jasharit edhe në paqe do të vazhdoj rrugën duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.
“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar. Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime Komandant Bashkim Jashari”, ka shkruar Jashari.