Loading…

Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit me motive politike u vendos në Prishtinë

  • 22/01/2021 | 16:36

Bekim Jashari reagon pasi që fotografia e Besarta Jasharit me motive politike u vendos në Prishtinë

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri në Prishtinë, pjesë të cilit ishte edhe motra e tij, Besarta Jashari, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një statusi në Facebook, Jashari tha se është e papranueshme dhe jo etike që fotografia e motrës së tij të përdoret për motive politike, transmeton Indeksonline.

“Është e papranueshme, jo njerëzore dhe jo etike keqpërdorimi i personalitetit të motres sime, Besartes, për qëllime të caktuara politike. Një veprim i tillë, në këtë kohë para zgjedhore i bërë nga kushdoqoftë nuk i bënë nder historisë dhe të kaluares sonë të lavdishme, as atyre që në emër të vlerave tona kombëtare tentojnë të përfitojnë politikisht”, ka shkruar ai.

Ende nuk dihet se cila parti e ka vendosur këtë baner.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. //gazetametro.net

Reagim

Sapo më njoftuan që në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, është vendosur një baner me motive politike, në…

Posted by Bekim Jashari on E premte, 22 Janar 2021

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë