Loading…
Belaja me Brexit: Johnson akuzon parlamentarët britanik se po bashkëpunojnë me BE’në
  • 14/08/2019 | 22:53

Belaja me Brexit: Johnson akuzon parlamentarët britanik se po bashkëpunojnë me BE’në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, i akuzoi anëtarët e parlamentit që mendojnë se mund ta ndalin Brexit për ‘bashkëpunim të tmerrshëm’ me BE’në, transmeton Gazeta Metro.


“Ka një bashkëpunim të një lloji të tmerrshëm si të them, që po vazhdon mes njerëzve në parlament  që mendojnë se mund ta bllokojnë Brexit dhe miqve tanë europian. Aq më shumë të binden se Brexit mund të bllokohet në parlament aq më kundërshtues janë në mbajtjen e qëndrimit të tyre”, ka thënë Boris Johnson në një konferencë të organizuar në Facebook.

Kryeministri Johnson deklaroi se BE’ja ka humbur vullnetin të bëjë kompromis rreth një marrëveshjeje të re me Britnainë për shkak të kundërshtimit të largimit brenda parlamentit britanik. Johnson shtoi se kjo ka shtuar gjasat e largimit pa marrëveshje të Britanisë në fund të tetorit.

Por disa anëtarë të parlamentit britanik kanë deklaruar se pretendimet e tij për bashkëpunim me BE’në janë ‘rrena të liga’ dhe një ‘stërvitje e madhe për shtrembërim’.

Bashkimi Europian ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje tjetër përveç asaj të negociuar me kabinetin e Theresa May, të refuzuar tre herë nga Parlamenti Britanik.

Komentet e Kryeministrit erdhën pas atyre të ish ministrit Philip Hammond që tha se qëndrimi i kryeministrit shtoi shanset e një largimi pa marrëveshje para afatit të përcaktuar më 31 tetor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë