Finalja e emisionit “Tu si que vales” mblodhi një numër të madh shikuesish para ekranit dhe më e komentuara e mbrëmjes sigurisht se ishte Belen Rodriguez.
Ajo moderoi emisionin në shoqëri të Martin Castrogiovann dhe Alessio Sakara.
Belen shkëlqeu me fustanin e bardhë me një të çarë në këmbë, i cili gjithashtu i tregonte bustin. Stilistja e kwtij fustani ka qenë pikërisht Lia Stublla.
Ishte vetë ajo e cila ka ndarë foto të Belen-it në Instagram, krenare për punën e saj e cila ka marrë duartrokitjet e publikut. Kjo nuk është hera e parë që stilistja nga Kosova vesh yje botërorë.
View this post on Instagram