Loading…

Belgjika gjeti mënyrën për shiritin e kapitenit ‘One Love’ dhe Infantino s’pati mundësi të veprojë

  • 24/11/2022 | 12:08

Belgjika gjeti mënyrën për shiritin e kapitenit ‘One Love’ dhe Infantino s’pati mundësi të veprojë

Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbin e kishte vendosur këtë shirit derisa është parë duke biseduar me Presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino.


Botërori “Katari 2022” i FIFA-së ka filluar me disa probleme politike që kanë zënë syrin e tërë botës në këtë garë, por ndoshta më së shumti ka bërë debat shiriti i kapitenit “One Love” që kapitenet e skuadrave të disa shteteve e kanë vendosur si shenjë për të përkrahur grupet e komunitetit LGBTQ+, të drejtat e të cilëve janë shkelur disa herë nga kombi mikpritës i botëror.

FIFA ishte e shpejtë për të lajmëruar, një lëvizje që e ka shokuar shumë kënd, që çdo lojtar që e vendos këtë shirit do të disiplinohet duke u ndëshkuar me karton të verdhë para çdo ndeshje.

Ky lajmërim bëri që kapitenët të ndryshojnë shiritat, por presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino ju desh të ulët tërë ndeshjen e së mërkurës afër një shiriti të tillë.

Belgjika dhe Gjermania e vendosën shiritin “One Love”

Pavarësisht përpjekjeve të FIFA-së dhe Katarit për ta ndaluar shiritin “One Love” në Botëror, Gianni Infantino nuk ishte në gjendje që të parashikonte apo të kontrollonte disa nga ministrat e vendeve që e vendosën atë në tribuna, teksa e shikuan ndeshjen përkrah tij.

Hadja Lahbib, Ministrja e Jashtme e Belgjikës është fotografuar në tribuna gjatë tërë kohës dhe ka postuar foto në Twitter poshtë të cilave ka shkruar: Zemra ime është me Djajtë e Kuq!

Nancy Feaser, Ministria e Brendshme e Gjermanisë po ashtu kishte vendosur shiritin “One Love” në të njëjtën dytë kur ajo e shikojë humbjen e shtetit të saj, Gjermanisë, nga Japonia.

Nuk ishte e vetmja protestë e Gjermanisë gjatë kësaj ndeshje, pasi që para ndeshjes skuadra pozoi duke mbuluar gojën e tyre, një shenjë kjo e qartë që skuadra po protestonte kundër FIFA-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë