Loading…

Ben Godfrey pëson dëmtim të tmerrshëm ndaj Chelseat, largohet me barelë nga fusha

  • 06/08/2022 | 21:10

Ben Godfrey pëson dëmtim të tmerrshëm ndaj Chelseat, largohet me barelë nga fusha

Ben Godfrey u largua me barelë nga fusha pas një dëmtimi të tmerrshëm në këmbë në ndeshjen hapëse të Evertonit në Ligën Premier kundër Chelsea sot (e shtunë) pasdite.


Mbrojtësi anglez ishte në formacionin titullar për ndeshjen e sotme, por u detyrua të largohej në fazat e hershme të ndeshjen në Goodison Park.

Everton e gjeti veten në telashe të vërteta kur një pasim mbrapa e detyroi Jordan Pickford të vihej në veprim.

Pickford, në përpjekje për të shpëtuar skuadrën e tij nga këndi, dhuroi topin për Kai Havertz në një pozicion të rrezikshëm.

Përsëritjet më vonë treguan se topi në fakt kishte dalë jashtë loje, por arbitri, Kevin Friend, lejoi që loja të vazhdonte.

Godfrey u kthye shpejt duke bërë një ndërhyrje të shkëlqyer rrëshqitëse për të larguar topin nga Havertz dhe për të shpëtuar skuadrën e tij.

Megjithatë, Godfrey mbeti në tokë me një dëmtim të dukshëm në këmbë pasi shpëtoi skuadrën e tij.

Pas ndërhyrjes menjëherë u ftuan stafi mjekësor për të trajtuar 24-vjeçarin dhe pas gati 10 minutave, Godfrey u largua me barelë nga fusha.

Më pas ai u fut në një ambulancë dhe u dërgua në spital.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë