Loading…

Bëni kujdes këto para false po qarkullojnë nëpër Prishtinë

  • 22/01/2022 | 08:46

Bëni kujdes këto para false po qarkullojnë nëpër Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar për tri raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.


Dy raste janë raportuar në rrugën Agim Ramadani ndërsa një rast në rrugën Rrexhep Luci.

Njësit përkatëse policore kanë sekuestruar kartëmonedhat teksa rastet vazhdojnë të hetohen.

Këtu keni raportin e plotë të Policisë së Kosovës.

“FALSIFIKIM I PARASË

·         Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 17.12.2021 – 08:25. Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se më 17.12.2021 nga punëtorët e një marketi janë deponuar një sasi e parave. Nga të cilat është hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 05.11.2022 – 09:40. Më 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare e një banke, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

·         Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 19.12.2021 – 14:08. Me datë 21.01.2022 ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë, ka deklaruar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Nga njësia përkatëse policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë