Loading…

‘Beni prioritet’: E tërë Qeveria dalin në shesh për fushatë, edhe kryeparlamentari

  • 08/11/2021 | 13:04

‘Beni prioritet’: E tërë Qeveria dalin në shesh për fushatë, edhe kryeparlamentari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale është angazhuar maksimalisht për kandidatin nga radhët e partisë së tij për kryeqytet, Arben Vitinë, duke lënë pas dore çdo punë e angazhim tjetër, shkruan Gazeta Metro.


Kurti bashkë me gjithë kabinetin e tij po tentojnë t’i dalin në ndihmë të madhe kandidatit për kryetar, pavarësisht se sot kishte protesta nga punëtorët e sistemit shëndetësor që paralajmëruan bllokim total të sistemit nëse nuk aprovohen kërkesat e tyre.

E të njëjtat kërkesa po del të ketë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ku thanë se nga janari do fillojnë me greva.

Por Qeverisë Kurti duket se ‘’nuk i bëhet vonë’’ dhe prioritet për ta është Arben Vitia.

Sot i tërë ekzekutivi pothuajse është parë në sheshin e kryeqytetit, për të nisur kështu fushatën para zgjedhjeve që pritet të mbahen me 14 nëntor në komunat që kanë shkuar në balotazh.

Pjesë e kësaj ‘’parade’’ të ekzekutivit ishte edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, anipse pushteti i tij nuk ka të bëj me atë lokal dhe nuk duhet të shfaq përkrahje për asnjë subjekt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë