Ish-trajneri i Liverpool dhe Real Madrid, Rafael Benitez gjatë një interviste ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballen dy ekipet të cilat 62-vjeçari i kishte pasur një kohë në menaxhim. Ai ka treguar edhe pikat e forta të skuadrave në të cilat nëse do të ishte trajner ku do të kujdesej më shumë, transmeton Gazeta Metro.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve po afron dy ekipet të cilat u përballën në vitin 2018 do të takohen përsëri në fazën e njëjtë. Liverpool kërkon hakmarrjen për atë humbje të shkaktuar në Kiev me rezultat 3-1.
Përmes një interviste trajneri spanjoll, Rafael Benitez ka deklaruar se pret të shikoj një duel diçka të ngjashëm me çfarë kanë treguar dy ekipet këtë sezon.
”Unë supozoj diçka të ngjashme me atë që kemi parë në trajektoren e dy skuadrave. Një Real Madrid që ka reaguar në momentet kyçe për t’u kualifikuar duke përfituar nga cilësia e lojtarëve dhe një Liverpool agresiv, dominues, që do të dëshiroj të imponojë cilësinë e tij në intensitet që në fillim,” deklaroi ai.
Ndër të tjera fituesi i Ligës së Kampionëve me Liverpool në vitin 2005 në finalen e famshme kundër Milan, foli edhe për pikat e forta të të dyja skuadrave dhe nëse ai do të ishte trajner në cilat pika do të shqetësohej më shumë.
”Liverpool është një skuadër e kompletuar, me cilësi dhe shpejtësi në krye, tani ata janë në gjendje të mbajnë topin më gjatë për shkak të epërsisë që tregojnë në shumicën e ndeshjeve, por janë ende të rrezikshëm edhe në kundërsulm, ndërsa Real Madrid mbështet në përvojën e mesfushës së vet, si dhe në lëvizjet e Benzemas dhe Vinicusit,” deklaroi Benitez.
Kujtojmë që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 28 maj në ‘Parc des Princes’. /gazetametro.net