Loading…
Benjamin Netanyahu: Irani s’ka imunitet prej nesh askund, i godasim kudo që janë
  • 23/08/2019 | 17:02

Benjamin Netanyahu: Irani s’ka imunitet prej nesh askund, i godasim kudo që janë

Sulmet në bazat ushtarake të trupave paramilitare shiite të Hezbollah në Irak që nuk ishte marrë përgjegjësia nga askush deri tani u konfirmua sot nga zyrtarë amerikanë, ishte Izraeli që i sulmoi, transmeton Gazeta Metro.


Këto sulme ‘misterioze’ ndaj terroristëve të Hezbollah dhe njësiteve të Iranit në Irak kishin ndodhur gjatë korrikut dhe gushtit kishin për autor Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), kështu spekulojnë edhe mediat izraelite. Jo që Izraeli ka ngurruar të i paralajmëroj shtetet fqinje të cilat mbështesin ambiciet e Iranit për ‘çlirimin e tokave të shenjta’.

Komanda e trupave paramilitare shiite në Irak, të njohura si Forcat Vullnetare Popullore, në fillim të kësaj jave kishin akuzuar hapur Izraelin për sulme me dron por në fund kishin akuzuar SHBA’të si zakonisht e kërcënuan se do të hakmerren për çdo sulm.

Ish kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, me lidhje të ngushta me Iranin, kishte kërcënuar sot se nëse Izraeli vazhdon të sulmoj vendi i tyre do të shndërrohet në fushëbetejë që do të tërheqë shumë shtete, përfshi Iranin.

Izraeli nuk duket se heq dorë nga strategjia e tyre dhe dje Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se “Iranit nuk i jap imunitet askund, dhe nuk i lejojmë të ngritin baza ushtarake kundër nesh askund, as në Siri, Liban, Jemen e Irak”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë