Loading…

Benzema insiston se ‘El Classico’ është ndeshja më e madhe e futbollit në botë

  • 21/10/2021 | 15:25

Benzema insiston se ‘El Classico’ është ndeshja më e madhe e futbollit në botë

Sulmuesi francez i Real Madrid, Karim Benzema ka dhënë një intervistë për ‘ESPN’ në prag të ndeshjes së madhe të futbollit, e njohur si ‘El Classico’.

Benzema ka insistuar se sfida ndaj Real Madridit dhe Barcelonës, e njohur ndryshe si “El Classico” është ndeshja më e madhe e futbollit në botë.

“Për mua është e njëjtë. Kjo është ndeshja më e madhe e futbollit”, tha Benzema kur u pyet se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje.

“Real dhe Barca, pavarësisht lojtarëve që janë larguar, janë ende dhe atyre që do të vijnë, kjo është histori në vete. Është futbolli. Është ‘El Classsico’ dhe kjo është e gjitha.

I pyetur nëse është kohë e mirë për të luajtur ndaj tyre, francezi theksoi se ndaj Barcelonës nuk është kurrë koha e mirë për të luajtur, pasi ata kanë gjithmonë lojtarë të mirë në skuadër.

“Jo. Nuk është kurrë kohë e mirë për të luajtur kundër Barcelonës sepse një skuadër si ajo, ka gjithmonë lojtarë të mëdhenj. Ata mund të vuajnë një kohë, por kthehen. Nuk mund të marrim asgjë të garantuar për këtë ndeshje edhe nëse ata nuk janë në më të mirën e tyre.

“Ne duhet të fokusohemi dhe të fitojmë.

I pyetur nëse fakti se Cristiano dhe Messi nuk do të jenë për herë të parë në një kohë, do të ndryshojë diçka, francezi është shprehur se ndryshon vetëm fakti se nuk janë si dy emra të tillë, pasi që në këto ndeshje ka pasur gjithmonë emra të mëdhenjë.

“Ndryshon nga fakti vetëm se janë dy emra. Por para tyre kishte lojtarë si Zidane, Ronaldinho, ishte Fenomeni, Etoo, pavarësisht lojtarëve Real – Barca mbetet gjithmonë e tillë si derbi”, ka përfunduar francezi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë