Sulmuesi francez po tregon formë të lartë këtë edicion.
Karim Benzema ka arritur të realizojë 10 gola e 7 asistime në 10 ndeshje të luajtura këtë edicion, shkruan lajmi.net.
Futbollisti arriti të realizojë edhe mbrëmë në fitoren e Kombëtares së Francës 3-2 ndaj Belgjikës.
Tani Benzema është bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë në histori të Kombëtares franceze.
33-vjeçari, ka shënuar 32 gola gola në 91 paraqitje gjithësejtë me Francën duke u bërë golashënuesi i gjashtë më i mirë.
Para tij janë vetëm David Trezeguet me 34 gola, Michel Platini e Anotine Griezmman 41, Olivier Giroud 46 e Thierry Henry 51.
‘Trekolorët” të dielën takohen me Spanjën në finalen e Ligës së Kombeve.