Loading…

Benzema nuk paraqitet në gjykatë për rastin e Valbuenas, rrezikon kaq vite burg

  • 21/10/2021 | 17:52

Benzema nuk paraqitet në gjykatë për rastin e Valbuenas, rrezikon kaq vite burg

Gjykimi për rastin e kasetë së seksit që u përdorë për shantazh ndaj Mathieu Valbuenas, ku përfshihet edhe Karim Benzema ka vazhduar të enjten.


Benzema nuk ka qenë i pranishëm në gjyq për “arsye profesionale” – siç thuhet nga ekipi i tij ligjor – por mund të dënohet me pesë vjet burg nëse shpallet fajtor.

Në episodin e fundit të seancës, një nga të pandehurit Mustapha Zouaoui, ka mohuar të ketë kërkuar ndonjëherë para nga Valbuena.

Zouaoui dhe i pandehuri tjetër Axel Angot akuzohen se po përpiqeshin ta shantazhonin Valbuenan – atëherë lojtar i Kombëtares së Francës – duke ia bërë publike një kasetë seksi që gjetën në telefonin e tij.

“Sinqerisht më vjen keq. Nuk është mirë ajo që bëra. Ti nuk e meriton të jesh këtu”, ishin fjalët e thënë nga Zouaoui ndaj Valbuenës.

Mustapha Zouaoui, një mik i Karim Benzema në gjyq
Avokatët e Benzemas këmbëngulin se sulmuesi i Real Madridit është i pafajshëm.

“Ky rast ka pasur pasoja të mëdha që nga dita e parë. Klienti im është shprehur gjithmonë i pafajshëm”.

“Ai nuk ishte përfshirë drejtpërdrejt në asnjë nga diskutimet. Pozicioni i tij si i pandehur është i pashpjegueshëm”, ka thënë avokati Antoine Vey që mbron Benzeman.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë