Loading…

Beqa tregon se a ka lidhur koalicion PDK me ndonjë parti për balotazhin në Gjakovë

  • 21/10/2021 | 14:42

Beqa tregon se a ka lidhur koalicion PDK me ndonjë parti për balotazhin në Gjakovë

Kryetari i PDK’së dega në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka reaguar pas raportimeve se PDK ka bërë marrëveshje me AAK’në për balotazhin në këtë komunë, shkruan Gazeta Metro. 

Me anë të një postimi në Facebook, Beqa ka thënë se PDK uk ka pasë asnjë takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit.

“Sot në disa portale, përfshirë gazetën Epoka e Re, ka qarkulluar një lajm se PDK ka bë marrëveshje me AAK -në lidhur me mbështetjen për garën e 14 Nëntorit për balotazh.
Ju njoftoj që PDK nuk ka pasë asnjë takim zyrtar me asnjë nga pretendentet dhe partitë që janë në garë në balotazh në Gjakovë dhe se kjo është një dezinformatë që lansohet nga kampet të cilat PDK-në e shohin si forcë kredibile politike për t’ua fituar garën e balotazhit. Dega e PDK-së në Gjakovë njofton strukturat dhe simpatizantet e saj, se kyqjen në garën e balotazhit do ta bëj vetëm pas konsultimit me strukturat e saj dhe pas marrjes së pëlqimit edhe nga mbështetësit stoik të saj, andaj kushdo që llogarit në PDK para kësaj periudhe të konsultimeve, marrëveshja eventuale me ne do të mbetet vetëm në nivelin e dëshirave të tyre”, ka shkruar Beqa.

Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë