Loading…

Beqiri i del në mbrojtje Teuta Rugovës

  • 05/09/2018 | 17:24

Beqiri i del në mbrojtje Teuta Rugovës

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes, Teuta Rugovës. Beqiri ka thënë se vëmendja tani duhet të drejtohet tek Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ideja e tij për “korrigjimin e kufijve”, dhe jo te Teuta Rugova.

Ismet Beqiri nëpërmjet një lidhje direkte për Televizionin 7, deklaroi se problemi qëndron tek Presidenti Thaçi dhe kufijtë, dhe se nuk duhet që vëmendja të zhvendoset tek deputetja Teuta Rugova.

“Problemi është të Thaçi dhe kufijtë dhe nuk duhet të zhvendoset vëmendja të Teuta Rugova”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes së deputetes Rugova në seancë, ai deklaroi se nuk kanë biseduar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë