Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri ka hedhur poshtë akuzat e deputetëve të Vetëvendosjes për presion ndaj deputetëve për tërheqje të nënshkrimeve.
“Po të kishim dashur të bëjmë presion ata s’do të nënshkruanin hiq”, tha Beqiri.
Beqiri tregoi se caktimi i një seance për Astrit Deharin ka dështuar për herën e tretë, ndërsa thotë se nuk është mirë që të shfrytëzohet një tragjedi për të sulmuar të tjerët.
Beqiri kërkon që t’ua lënë në dorë organeve shtetërore që të ndriçojnë këtë rast.