Loading…

Beqiri për PAN’in: Qytetarët nuk do t’iu besojnë këtyre lotëve të krokodilit

  • 17/08/2019 | 12:38

Beqiri për PAN’in: Qytetarët nuk do t’iu besojnë këtyre lotëve të krokodilit

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë së shpreson që qytetarët të mos iu besojnë më lotëve të krokodilit, duke aluduar tek PAN’i dhe deklaratave të tyre kundër korrupsionit, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka akuzuar koalicionin PAN për keqqeverisje dhe nepotizëm.

“Po shpresojm që qytetarët më nuk do t’iu besojn këtyre “lotēve të krokodilit”. Ikni se na bëtë hor…para qytetarëve dhe miqëve tonë. Nuk ka shtet të mirëfillt dhe mirëqenie të qytetarëve,pa sundim të ligjit,pa shtet ligjor”, ka shkruar ai.

Statusi i Plotë i Beqirit në facebook:

“Keto ditë dhe jo vetëm këto ditë, kemi njē reagim të fuqishëm të miqëve tonë amerikan,britanik,gjerman për krimin e organizuar, korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit, nepotizmin.
E dalin “reagojnë” ata qē janë kreator të këtyre të këqijave, edhe me votën e tyre, me veprimin apo mos veprimin e tyre, ata që padyshim janë ndihmesë e fortë e këtyre dëmeve të mëdha që po i bëhen shtetit dhe qytetarëve tonë.
Vërtetë e habitshme, si kanë guxim dhe ftyrë!!!
E për koalicionin PAN-ist nuk do shumë koment, veç mirëqeverisja ka munguar.
Po shpresojmë që qytetarët më nuk do t’iu besojnë këtyre “lotëve të krokodilit”
Ikni se na bëtë hor para qytetarëve dhe miqëve tonë.
Nuk ka shtet të mirëfilltë dhe mirëqenie të qytetarëve, pa sundim të ligjit, pa shtet ligjor.
Edhe hajn shtetëror, i korruptuar, pjesë e krimit të organizuar, nepotist, edhe patriotë, pushtetar i mirë, udhëheqës i mirë, këto nuk shkojnë bashkë, është vetëm një e vërtetë e jo dy.
Kosova është e vogël, secili e din për secilin, ku ka qenë e kush ka qenë dhe ku ka mbërri?disa asesi me burrni dhe ndershmëri, por me hajni dhe paligjshmëri.
Është koha e fundit të dënohen, me votë dhe para drejtësisë, pavarësisht emrit dhe “fuqisë “së tyre.
Veq shteti ligjor na nxjerr nga kjo katandisje e thellë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë