Loading…

Beqiri për sulmin me vezë ndaj Ramës: Disa individ të frustruar me klithma VV, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre

  • 22/07/2021 | 21:37

Beqiri për sulmin me vezë ndaj Ramës: Disa individ të frustruar me klithma VV, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre

Kryetari i degës së LDK’së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka reaguar pas sulmit ndaj kandidatit për kryetar të Prishtinës Përparim Rama gjatë një tubimi në lagjen ‘’Kodra e Trimave’’, shkruan Gazeta Metro.


Beqiri, përmes një postimi në Facebook, tha se disa individë të frustruar me klithma ‘’Vetëvendosje’’ e sulme me vezë, treguan fytyrën dhe kulturën e tyre.

‘’ Si duket disa kanë filluar të kenë panikë.

Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre’’,, shkroi Beqiri.

Tutje ai shtoi se duhet të punohet, e kjo gjë po harrohet nga pushtetarët.

Ky është reagimi i plotë:

”Prishtina po rikthehet!

Këto ditë mbajtëm disa takime mjaft të mira në Kodrën e Trimave me Kandidatin për Kryetar të Prishtinës z.Perparim Rama.

I tillë ishte edhe takimi sonte me shumë të rinj dhe të reja dhe qytetar tjerë.

Si duket disa kanë filluar të kenë panikë.

Disa individ të frustruar me klithma VV dhe sulme me vezë, tregojnë fytyrën dhe kulturën e tyre.

Mos të klithin por të punojnë, si duket po harrojnë që janë në pushtet.

Ecim tutje…Arusha nuk tutet me shoshë”/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë