Loading…

Beqiri: Serbia nuk na frikëson

  • 16/01/2017 | 12:16

Beqiri: Serbia nuk na frikëson

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se Serbia me veprimet e fundit kundër Kosovës nuk do të arrijë t’i frikësojë, pasi, sipas tij, Kosova ka mbështetje ndërkombëtare.


Ai ka folur edhe për murin në veri të Mitrovicës, duke thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka rrëzuar mure asnjëherë dhe kjo është kompetencë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Beqiri ka folur për situatën e fundit në veri, duke thënë se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejt duke mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet, raporton Telegrafi.

Shefi i GP të LDK-së tha se pavarësisht situatës së krijuar në veri dialogu duhet të vazhdojë.

“Po të kishte acarim, do të duhej të dialogohej, duhet të përshëndesim veprimin dhe të inkurajojmë veprimin e tillë, në mbrojtje të kushtetutshmërisë… Duhet të shohim në të ardhmen që nga dialogu të ketë veprim më konkret, për fat të keq Serbia nuk është sjellë si duhet por të mos harrojmë se janë tre palë, është Kosova, Serbia ashtu si edhe BE-ja dhe në këtë drejtim, duhet koordinim i tre palëve”, tha Beqiri.  /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë