Shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, ka sqaruar ofendimin që i kishte bërë një personi në Koshare, duke e quajtur ‘klloshar’.
Beqiri tha se ky nuk është fjalor i tij i zakonshëm por sipas tij, ai që e provokoi ishte shoferi një deputeteje të VV’së, shkruan gazetametro.net.
‘Nuk është në diskursin tim ajo fjalë, mirëpo njeriu që na provokoi ishte shofer i Aida Dërgutit’, ka thënë Beqiri.
Ky rast kishte ndodhur të dielen në manifestimin e mbajtur për nder të përvjetorit të 18-të të Betejës së Koshares.
Pas përfundimit të manifestimit rruga ishte e pakaluar, duke bërë kështu që edhe krerët e shtetit të Kosovës, si presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, por edhe ministra e deputetë të ecin në këmbë deri tek veturat e tyre.
Në këtë situatë dëgjohet një fjalosje në mes të një qytetari dhe shefit të grupit parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri. /gazetametro.net