Loading…

‘Bëra më të mirën që munda’ tha Johnson i trishtuar pas 100 mijë fataliteteve nga Covid-19 në Britani

  • 26/01/2021 | 20:53

‘Bëra më të mirën që munda’ tha Johnson i trishtuar pas 100 mijë fataliteteve nga Covid-19 në Britani

Në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 100 mijë të vdekur nga pandemia e koronavirusit të i ri SARS-CoV-2 dhe me gjithë rënien e rasteve me dy të tretat brenda tri javësh, Kryeministri Boris Johnson ishte i zymtë në adresimin e tij, transmeton Gazeta Metro.


Departamenti i Statistikave Shëndetësore në Brtiani ka njoftuar për 20089 të ri të infektuar që sihin regjistruar të martën, para dy javësh ishin 45533. Kjo ishte një rënie prej 40 për qind prej të martës së kaluar kur krerët shëndetësorë britanik kishin njoftuar për 33355 raste të infektimeve.

Mirëpo me gjithë shpresën e ngadalësimit të infektimeve lajmi se tani janë regjistruar 100162 viktima ka trishtuar britanikët pas njoftimit për 1631 vdekje sot.

“Në këtë ditë, më duhet vetëm të përsëris se më vjen shumë keq për çdo jetë të humbur dhe, gjithsesi, si Kryeministër, unë marr gjithë përgjegjësinë për gjithçka që qeveria ka bërë” tha Johnson.

Ai shtoi se përpjekjet e qeverisë nuk do të mungojnë kur shtoi se kanë punuar dhe janë munduar me të gjitha çka mundën për të minimizuar humbjen e jetës dhe vuajtjeve në këtë kohë krize të rëndë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë