Loading…

Berat Buzhala kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga Devollët

  • 15/12/2016 | 10:23

Berat Buzhala kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga Devollët

 

Panot reklamuese me fotografinë e gomarit dhe me mbishkrimin “Buzha’L” para një viti, duke shfaqur kështu drejtorin e gazetës Express, Berat Buzhala, do t’i kushtojnë shumë kompanisë Devolli Group, Devolli Corporation dhe N.SH ‘Kristal B’, pasi ky i fundit ka kërkuar një dëmshpërblim prej 250 mijë eurove.

Kjo është thënë sot nga avokati i Buzhalës, Arianit Koci, i cili gjendet në seancë gjyqësore. Koci, tha se duke vendosur këto pano reklamuese me fotografinë e gomarit dhe mbishkrimin “Buzha’L”, është tentuar tentuar ta “vrasin” publikisht klientin e tij.

Me këtë veprim, sipas avokatit Koci është rrezikuar siguria juridike e qytetarëve dhe sipas tij është demonstruar publikisht që dikush qëndron “mbi ligjin” në Kosovë, shkruan Kallxo.com.

E nga të paditurit në seancë sot ishte përfaqësuesi i autorizuar i kompanisë “Devolli Corporation”, Qendrim Zogaj.

Ai, në fjalën e tij kundërshtoi pretendimet e paditësit dhe tha se ato janë të pabazuara.

“Konsiderojmë që padia dhe kërkesë-padia e paditësit është në tërësi e pabazuar dhe kjo për faktin se paditësi si në ketë seancë po ashtu edhe me padi nuk ka prezantuar asnjë provë të vetme”, tha Zogaj.

Zogaj tha se logo e kompanisë që ai mbron është keqpërdorur dhe kërkoi nga gjykata ta refuzojë padinë si të pabazuar. Palët do të përballen sërish në seancën e radhës e cila është caktuar të mbahet më 17 janar.

buzhala-devolli

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë