Loading…

Bëri shaka duke ofruar ‘100 mi’ për jetën e Kurtit, ftohet nga Departamenti Anti-Terror

  • 03/11/2021 | 11:39

Bëri shaka duke ofruar ‘100 mi’ për jetën e Kurtit, ftohet nga Departamenti Anti-Terror

Pas zhurmës së madh rreth kërcënimit të kryeministrit Albin Kurti, si masë e kujdesit forca të shumta ishin shtuar pranë shtëpisë së tij, mbrëmjen 27 tetorit. Por e gjithë kjo doli të jetë vetëm një kërcënim në rrjete sociale. Vetëm disa ditë më vonë, një kosovar me emrin Kujtim Kurti, që jeton në Gjermani, në formë të shakës kishte bërë një postim ku ‘kërkonte’ vrasjen e kryeministrit, është ftuar nga njësiti anti-terror që të paraqitet në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Qytetari nga Prizreni, Kujtim Kurti që jeton në Gjermani, katër ditë pasi u tha se kryeministri Kurti u kërcënua në rrjetet sociale, ky qytetar kishte bërë një status në Facebook në formë shakaje ku kishte shkruar ‘100 mi kush e vret Albin Kurtin’, e që kishte aluduar në ‘1oo minjë’ dhe ishte vetëm një shaka.

Ai ka shtuar se në postimin e tij nuk e kishte cekur fjalën ‘para’ por ‘mi’, dhe ishte një formë shakaje, përcjellë Gazeta Metro.

Kujtim Kurti tutje ka thënë postimin që e kishte bërë me 31 tetor, ja kishte fshirë Facebook vetëm pas dy orëve, dhe se për këtë status është ftuar urgjentisht nga njësia anti-terror.

“Ky postim ka qene me 31 tetor por e ka larguar administrata e Facebook mbas 2 oreve sepse dikush e ka raportu, dhe per kete status po me fton per sot njesia anti terrorr qe te paraqitem urgjent ne heutesi”, ka thënë Kujtim Kurti për Gazetën Metro.

Kurtit i është thënë nëse nuk paraqitët këtë javë në Drejtoria Kundër Terrorizmit (DKT), ndaj tij do të lëshohet arrës ndërkombëtar.

Më poshtë gjendet edhe ftesa që i është bërë Kurtit nga Drejtoria Kundër Terrorizmit (DKT), që të paraqitet para hetuesisë./gazetametro.net

 

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka konfirmuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Në konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, Kurti kur u pyet nga gazetarët u shprehe se nuk ndjehet i kërcënuar.

I pari i qeverisë potencoi se kërcënimi i erdhi nga rrjetet sociale dhe për këtë punë janë duke punuar organet e sigurisë.

“Unë ju thashë se nuk ndjehem i rrezikuar mirëpo organet e sigurisë janë mekanizmat e shtetit kur i bëjnë vlerësimet kur gjejnë kërcënime në rrjetet sociale të cilat unë nuk kam mundësi që t’i ndjekë fizikisht për mua është e pamundshme të merrem me kërcënimet ndaj fizikut tim”,

Kërcënohet Albin Kurti, shtohen forca të sigurisë pranë shtëpisë së tij

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë