Loading…

Bëri shqiponjën me duar në stadiumi, flet tifozja shqiptare: Serbët u ankuan te sigurimi

  • 03/12/2022 | 11:52

Bëri shqiponjën me duar në stadiumi, flet tifozja shqiptare: Serbët u ankuan te sigurimi

Mbrëmë në ndeshjen Zvicër-Serbi, përveç që pati tensione në fushë, gjithashtu edhe në ulëset e stadionit pati përplasje verbale ndërmjet tifozerive, e në një moment duket një femër që bënë shqiponjën me duar, dhe po e njëjta përcillet nga sigurimi që të ndërroj ulësen në tribuna, shkruan Gazeta Metro.


E tifozja që u vendos diku tjetër nga sigurimi, ishte Anila Mahalla, lajmin e ka bërë vet ajo në rrjete sociale.

Ajo thotë se gjatë gjithë kohës ishin ofenduar nga tifozët serb aty.

Por ajo tregon se në momentin kur Xherdan Shaqiri shënon, ajo kishte “shpërthyer” nga gëzimi.

Menjëherë pas kësaj tifozët serb vazhdimisht u kishin kërkuar sigurimit që ta largojnë Mahallën nga tribuna, dhe në një moment shihet kur sigurimi ia ndrron vendin tifozës shqiptare.

Ajo tha se ka qenë vetëm ndërrim i vendit, dhe jo përjashtim nga tribuna.

“Kjo jam unë. Unë nuk u dëbova, do të flisja me ta pse po tregoja Flamurin e Kosovës sepse e morën atë shqiptar dhe se tifozi serb si i ishte i çmendur dhe i inatosur, dhe ofendonte kur unë isha në mes të tyre, sapo mbërrita, Shaqiri jep golin e parë më shpërtheu zemra. Ishte momenti kur tregova flamurin, filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë për të folur me ta për ndryshimin e ulëses në stadion”, ka shkruar Anila Mahalla.

Kujtojmë se dje Zvicra mposhti me rezultat 3:2 Serbinë.

Ndërsa kjo fitore e dërgon në fazën e eliminimit direkt ku do të përballen me Portugalinë e Cristiano Ronaldos./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë