Loading…

Berisha akuzon rëndë Thaçin e Ramën: “Milladini shqipfolës” dhe “Zografi Bis” kryen tradhti kombëtare

  • 16/09/2020 | 22:14

Berisha akuzon rëndë Thaçin e Ramën: “Milladini shqipfolës” dhe “Zografi Bis” kryen tradhti kombëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për tradhti kombëtare ndaj kryeministrit aktual Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ai tha se të dy bashkë janë ideatorë të ndarjes së Kosovës, ndërsa Ramën e quajti edhe argat të Serbisë në nismën e Mini-Shengenit.

“Asnjë kryeministër tjetër shqiptar nuk do të pranonte kurrë të firmoste traktatin e Novi Sadit pa pjesëmarrjen e Kosovës. Tirana u shndërrua nga argat i Beogradit në epiqendër të luftës së ftohtë kundër Kosovës. Rama s’la fjalë pa thënë për Haradinajn pse nuk erdhi në Tiranë”, tha Berisha në Klan Kosova.

Derisa Thaçin e quajti “Milidani shqipfolës”, Ramës i tha Zografi bis duke iu referuar një politikani nga jugu i Shqipërisë që ishte në shërbim të interesave greke.

“Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme çështjen e Kosovës dhe njohjet e saj. Nëse e merr vendin dhe e shtron në tryezë të operacionit për t’ia ndryshuar kufijtë ti fyen në radhë të parë shtetet që të kanë njohur, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe të tjerët që rrinë në pritje që të zgjidhin problemin e kufijve. Këto janë akte të tradhtisë së lartë kombëtare. Miladini shqipfolës është Thaçi. Zografi bis që donte t’ia jepte Epirin Greqisë është Rama. Po përsëritet historia”, shtoi ai.

“Sa herë ka deklaruar Thaçi se ndryshimi i kufijve është ide e imja dhe jo e Beogradit. Millosheviqi ishte që në tërësi ajo që quhej Kosovë i mbetet Serbisë dhe spastroheshin shqiptarët dhe të vinin në rrafshin e Dukagjinit”.

Berisha tha se Edi Rama u bë besëprerës duke e shfrytëzuar Thaçin duke e konsideruar fatmirësi që asnjë tjetër politikan të Kosovës nuk e mori pas tij.

“S’mund të them që Thaçi është tradhtari i vetëm dhe i fundit në Kosova dhe Rama në Shqipëri. Çka kishte Miladini më të keqe sesa Thaçi?. Tradhtari nuk mund ta dojë vendin e tij. Ai ka kryer aktin e tradhtisë së lartë, ka diskutuar për sovranitetin e Kosovës, integritetin territorial, kufijtë e saj. Çfarë doni të bëjë më shumë për Kosovën që ta quani tradhtar? Për lëkurën e tij i bënte gjëmën Kosovë duke punuar për Serbinë”, shtoi Berisha.

Berisha në Rubikon tha se gjatë luftës në Kosovë çdo ditë dhe çdo minutë jetonte vetëm për Kosovën.

Sa për marrëveshjen e nënshkruar në Washington, Berisha tha se Kosova dhe Serbia u trajtuan të barabartë, por moratoriumin për të mos aplikuar në organizatat ndërkombëtare e pa si lëshim nga ana kosovare.

Pikën për njohje reciproke që iu prezantua Serbisë, ish-kryeministri shqiptar e quajti si matje të pulsit të Vuçiqit nga ana e amerikanëve, për të cilët tha se qysh në fillim u deklaruan për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje reciproke, shkruan Insajderi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë