Loading…

Berisha i PDK’së: Në shtator rrëzohet Qeveria Kurti

  • 02/08/2022 | 19:12

Berisha i PDK’së: Në shtator rrëzohet Qeveria Kurti

Pas dy ditësh tensione, situata në veri të Kosovës konsiderohet të jetë e qetë.


Dje u larguan të nëntë barrikadat që ishin vendosur nga serbët lokalë në këtë pjesë. E me heqjen e tyre, Qeveria e Kosovës ashtu siç ishte zotuar, e shtyu deri më 1 shtator implementimin e dy vendimeve për reciprocitet të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa të automjeteve. Këtë vendim ekzekutivi e mori pas kërkesës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, në një prononcim për Telegrafin tha se tensionet e krijuara në këtë pjesë të vendit ishin të programuara mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

“Këto situata i shërbejnë ruajtjes së status qou-s dhe pengojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës e Serbisë, të cilat luftojnë me njëra tjetrën që nga viti 1912”, deklaroi Berisha, teksa akuzoi Qeverinë Kurti për “çeçenizimin” e shtetit të Kosovës.

Ai paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë Kurti në shtator, pasi siç tha, të gjitha partitë duhet të punojnë fort për ta larguar “çeçenizimin” si opsion të politikëbërjes.

“Në shtator, Kuvendi i Republikës së Kosovë besoj se do t’i kryejë të gjitha procedurat e votëbesimit të kësaj qeverie, do ta rrëzojë qeverinë. Ne si kuvendarë të të gjitha partive duhet të punojmë fort për ta larguar ‘çeçenizimin’. Për ketë jam optimist!”, u shpreh tutje deputeti opozitar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë