Loading…

Berisha në listë me Ronaldon, Sanchon e Tosun: UEFA pyet se kush ishte më i miri, mund të votoni edhe ju

  • 11/09/2019 | 17:10

Berisha në listë me Ronaldon, Sanchon e Tosun: UEFA pyet se kush ishte më i miri, mund të votoni edhe ju

Përkundër humbjes nga Anglia, futbollistët e Kosovës treguan një karakter të fortë dhe nuk u dorëzuan gjatë gjithë ndeshjes, transmeton Gazeta Metro.


Anglia dhe Kosova u takuan mbrëmë(e martë) në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit, me anglezët që shënuan fitore me rezultatin 5-3.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Valon Berisha me dy gola të shënuar, teksa u asistua dyherë nga Vedat Muriqi, me këtë të fundit që e shënoi golin e tretë.

UEFA e ka futur në listën e futbollistëve që zhvilluan përformancën më të mirë në ndeshjet e natës së kaluar. Përveç Berishës, në listë janë edhe Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho e Cenk Tosun.

Pjesë e këtij votimi mund të bëheni edhe ju, duke votuar në linkun e mëposhtëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë