Loading…

Berisha: Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën, ta paguan Albin Kurti

  • 07/11/2021 | 14:37

Berisha: Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën, ta paguan Albin Kurti

Opinionistja, Kimete Berisha, ka reagur ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti ku tha se “nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike”.


Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se rryma në Kosovë paguhet në baza etnike.

“Rryma në Kosovë paguhet në baza etnike!

Albin Kurti ka thënë: ‘Nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike’!

Por në Kosovë mund të ketë rrymë në baza etnike. Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën (ta paguan Albin Kurti), e nëse je shqiptar ta ndërprejnë rrymën nëse nuk e paguan për dy muaj”, shkruan Berisha.

Sipas Berishës, Albin Kurti nuk i mban premtimet që ua jep shqiptarëve ndërsa i tejkalon premtimet që ua jep serbëve.

“U ka premtuar serbëve se ua dhuron 11 milionë euro (tonat) për rrymë,

por tashmë e ka rritur premtimin dhe ua ka dhënë edhe 6 milionë e kusur shtesë (pa i kërkuar ata), duke i tejkaluar përmbushjen e premtimeve për serbët në 17.7 milionë euro.

Serbët tranohen mbas Albin Kurtit.

Nuk e ndërrojnë me asnjë serb”, shkroi ndër të tjera Berisha./Periskopi/

Postimi i plotë pa ndërprerje:

Rryma në Kosovë paguhet në baza etnike!

Albin Kurti ka thënë:

‘Nuk mund të ketë Asociacion në baza etnike’!

Por në Kosovë mund të ketë rrymë në baza etnike.

Nëse je serb i Veriut nuk e paguan rrymën

(ta paguan Albin Kurti),

e nëse je shqiptar ta ndërprejnë rrymën nëse nuk e paguan për dy muaj.

Dje, për shembull, për 65 Euro borxh ma kanë ndëprerë rrymën!

Dhe një djalë aty, ka qëlluar lexues i

imi, më ka njoftuar për terrin që më ka kapluar, sepse s’kam qenë në banesë….

Nejse, drama ime nuk u zhvillua deri te katarsisi, e kam paguar rrymën urgjent, e kam dërguar online dëshminë e pagesës dhe jetës sime prap iu kthye kuptimi!

Në Kosovë energjia elektrike llogaritet në baza etnike.

Nuk ka padrejtësi më të madhe se kjo për shqiptarët.

Kjo është shkelje e rëndë (dhe e çuditshme) e të drejtave të njeriut!

Serbët e Veriut e kanë paguar rrymën, kur ka qenë Kosova e pushtuar nga Serbia, pra as vet Serbia nuk ua paguan serbëve të saj rrymën!

Albin Kurti, me paret tona, ua paguan serbëve rrymën!

Pse?

Pse i do serbët më shumë se neve!

Ke shumë levërdi ekonomike të jesh sot serb në Veri.

Krejt Serbia masivisht, ajvarin e pinxhurin po e ziejnë në Veri, sepse siç dihet ajvari ta fikë derën e shpisë, ta falimenton shtetin.

Aty ku rryma paguhet në baza etnike, lëre që ka Asociacion, por aty çka s’ka!

Albin Kurti nuk i mban premtimet që ua jep

shqiptarëve, ndërsa i tejkalon premtimet që ua jep serbëve.

U ka premtuar serbëve se ua dhuron 11 milionë euro (tonat) për rrymë,

por tashmë e ka rritur premtimin dhe ua ka dhënë edhe 6 milionë e kusur shtesë (pa i kërkuar ata), duke i tejkaluar përmbushjen e premtimeve për serbët në 17.7 milionë euro.

Serbët tranohen mbas Albin Kurtit.

Nuk e ndërrojnë me asnjë serb.

Paramendoje sikur Vuçiqi të vendoste që për pikë qejfi (pa ia kërkuar), të na e paguante neve shqiptarëve rrymën!

M’u tutë njeriu prej kësaj lloj ‘mirësie’ të pa dëgjuar në fytyrë toke!

Por ne jemi patriotë, as që kishim

pranuar…

Albin Kurti, fëmijëve të varfër shqiptarë ua lidh tojat (si Majkëll Xheksoni, e tuti atë djalin kur papritur, si i trentë iu gju’ te patikat, kishe po

ia lidhi tojat…

se qenka shfarosur Kosova s’paska mbetur kush të merret me lidhëse t’patikavd,

veç në këtë pozantin që i shfrytëzon patikat e fëmijëve për fushatë, aq i mjerë që ështē)…

…ndërsa serbëve, atyre nuk ua lidh tojat, atyre ua paguan rrymën!

P.S. Veç një anti-shqiptar i përbetuar e harron thënien famëkeqe të Mimoza Kusarit, me punxhë:

‘Më mirë t’ua paguajmë serbëve rrymën në Veri, sesa të na kthehen policët shqiptarë në arkivol’!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë