Loading…

Berisha për ndeshjen ndaj Danimarkës: Udhëtojmë për të marrë rezultat sa më të mirë

  • 23/06/2022 | 23:43

Berisha për ndeshjen ndaj Danimarkës: Udhëtojmë për të marrë rezultat sa më të mirë

Kombëtarja e Kosovës më 30 qershor do ta zhvilloj ndeshjen e saj kundër Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025. Për këtë duel kapiteni, Dardan Berisha, ka thënë se përkundër që është një sfidë e vështirë ata do të udhëtojnë të motivuar, transmeton Gazeta Metro.


Kapiteni i Kombëtares të Kosovës, Dardan Berisha, në një prononcim për faqen zyrtare të FBK’së ka deklaruar se është nder dhe përgjegjësi të përfaqësoj Kosovën, ndërsa edhe pse e cilëson një duel të vështirë shpreson në një rezultat sa më të mirë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të udhëtojmë të motivuar. Dihet përgjegjësia dhe nderi kur e përfaqëson Kosovën. Udhëtojmë për të marrë një rezultat sa më të mirë, por kuptohet nuk do të jetë lehtë. Danimarka do të jetë vendase dhe do ta ketë përkrahjen e publikut,” tha ai.

Si kapiten që është Berisha ka thënë se e ndjen veten të privilegjuar ta mbaj shiritin e kapitenit, ku thotë se e mban me krenari dhe pret që në të ardhmen ta dorëzoj në duar të sigurta.

”Është edhe privilegj edhe përgjegjësi shumë e madhe , ëndërr për secilin lojtar është përfaqësimi i shtetit të tij.  Me krenari e barti shiritin e kapitenit dhe shpresojmë që do ta mbajë edhe për disa kohë dhe në fund ta dorëzojë në duar të sigurta,” theksoi ai.

Kujtojmë që ‘Dardanët’ në ndeshjen e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë kishin triumfuar me rezultat 78:73. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë