Loading…

Berlin| Cakaj takon Maas: Shqipëria e gatshme për çeljen e negociatave

  • 13/06/2019 | 18:21

Berlin| Cakaj takon Maas: Shqipëria e gatshme për çeljen e negociatave

Ministri i Jashtëm gjerman tregohet i prerë, tha se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, trnsmeton Gazeta Metro.


Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një vizitë zyrtare në Gjermani u takua sot me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, për të diskutuar mbi ambiciet evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të Ballkanit.

Në këtë takim, ministri në detyrë Cakaj ka falënderuar MPJ gjermane për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian. Takimi u fokusua në vendimarrjen e vendeve evropiane për hapjen e negociatave me Shqiperinë pas rekomandimit te paekuivok të raportit të Komisionit Evropian.

Ministri në detyrë Cakaj ka informuar homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si dhe përmbushjen plotësisht të tre kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.

Kryediplomati shqiptar e vlerësoi si historike dhe të pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimin e reformës në drejtësi që sipas tij, ndodhet në fazën e fundit të saj.

“Vitin e kaluar këshilli i çështjeve të përgjithshme të BE-se mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka çertifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”, tha ministri në detyrë Cakaj.

MPJ Maas rikonfirmoi se për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm gjerman siguroi Ministrin në detyrë Cakaj për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral.

Në këtë kuadër u ra dakord që agjenda të vijojë me intensitet të plotë. Më pas të dy ministrat dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë