Loading…

Bernard Challandes uron fitoren në gjuhën shqipe

  • 14/10/2019 | 23:09

Bernard Challandes uron fitoren në gjuhën shqipe

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, fitoren e sontme ndaj Malit të Zi e ka uruar edhe në gjuhën shqipe, transmeton Gazeta Metro.


Në ndeshjen e zhvilluar sonte në ‘Fadil Vokrri’, ‘Dardanët’ shënuan fitore bindëse ndaj Malit të Zi me rezultatin 2-0. Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores në minutat 10’të dhe 35.

Pas ndeshjes, Bernard Challandes ka thënë se i ka pëlqyer miksimi mes mbrojtjes dhe mesfushës, pastaj edhe presioni që bëri mesfusha.

“Nëse kemi kaq shumë raste, duhet të bëjmë më mirë, pror ekip luajti lojë shumë të mirë kompakte dhe serioze. Bëmë tranzicione të mira me shumë raste. Nuk kemi shënuar shumë gola, por nuk kemi pësuar. Është dashur ta vrasim ndeshjen më herë, por jam i kënaqura me paraqitjen e ekipit. Miksimi mes mbrojtjes dhe mesfushës, pastaj edhe presioni që bëri mesfusha dhe tranzicioni që kishte ekipi. E kemi mbajtur topin, kemi pasur shumë dhe situata nga krahët, por vetëm përfundimet e aksioneve nuk kanë qenë mirë” – ka deklaruar mes tjerash Challndes për ‘Supersport’.

Mes bisedës trajneri zviceran uroi edhe në gjuhën shqipe. “Urime” ishte fjala e tij./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë