Loading…

Bernardo Siva: Jemi të lumtur që ende mund të mbështetemi te Ronaldo

  • 25/11/2022 | 11:31

Bernardo Siva: Jemi të lumtur që ende mund të mbështetemi te Ronaldo

Ylli i Përfaqësueses së Portugalisë, Bernardo Silva beson se Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se ai ende mund të luajë në nivelin më të lartë.


Mesfushori i Manchester Cityt po fliste për kolegun e tij ndërkombëtar pas fitores dramatike 3-2 ndaj Ganës në Kupën e Botës të enjten mbrëma.

Ronaldo fitoi dhe shënoi një penallti për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi u lirua nga Manchester United në fillim të javës.

“Jemi të lumtur të dimë se mund të llogarisim ende te Cristiano – jo vetëm goli, por ai punoi shumë për ekipin. Ajo që ai bën tani është vendimi i tij dhe vendimi i kujtdo qoftë ai që i ofron kontratë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Mendoj se ai ende mund të luajë në nivele të larta. Varet se çfarë dëshiron Ronaldo. Nuk e di se çfarë dëshiron ai për jetën e tij. Ai duhet të flasë me familjen e tij dhe të vendosë vetë, apo jo?”.

“Unë e mbështes vendimin e tij për sa i përket vendimit të tij. Ai është bashkëlojtari im në Portugali – nëse ai është i lumtur, ne jemi të lumtur. Ai ka qenë mirë, ka qenë i shkëlqyeshëm”, përfundoi ylli portugez.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë