Loading…
Bersant Celina shprehet i lumtur për rikthimin e tij të Përfaqësuesja e Kosovës
  • 18/03/2019 | 19:41

Bersant Celina shprehet i lumtur për rikthimin e tij të Përfaqësuesja e Kosovës

Bersant Celina është shprehur i lumtur me rikthimin e tij te Përfaqësuesja e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Celina nuk kishte zhvilluar disa ndeshja nga Liga e Kombeve, por me paraqitjet e tij fantastike me Swansea Cityn në Championship, ka bindur Bernard Challandes që thërras përsëri në skuadër.

Kjo e ka gëzuar tej mase 22 vjeçarin, i cili këtë e ka shprehur permes një postimi në rrjetet sociale.

“I lumtur që jam kthyer në ekipin Kombëtar” ka shkruar Celina krahas fotos me logon e FFK’së.

Ndryshe, Kosova ndeshjen miqësore me Danimarkën e zhvillon më 21 mars, kurse ndeshjen kualifikuese ndaj Bullgarisë më 25 mars./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë