Loading…

Bërxolla nga mishi i pulës në salcë të bardhë: Drekë e mrekullueshme dhe e shpejtë për gjithë adhuruesit e mishit

  • 11/08/2022 | 20:26

Bërxolla nga mishi i pulës në salcë të bardhë: Drekë e mrekullueshme dhe e shpejtë për gjithë adhuruesit e mishit

Një pjatë shumë e preferuar, e lehtë në gatim, por shumë e shijshme.


Përbërësit:

– 1 palë gjokse pule,
– 4 thelpinj hudhre,
– 1 lugë erëza,
– piper,
– 1–2 lugë ajkë,
– pak rigon,
– pak mustardë,
– fletë majdanozi,
– vaj,
– 1 lugë e vogël miell.

Përgatitja:

Mishin priteni në bërxolla dhe shtypeni pak, qitni erëza dhe hudhrën dhe piperin.

Qitni në tenxhere, qitni pak vaj dhe bërxollat, shtoni pak ujë dhe fërgoni derisa të zbuten.

Në tepsi qitni një deri në dy lugë ajkë, në të shtoni pak mustardë dhe miell dhe të gjitha përzieni mirë dhe shtoni edhe mishin e shtypur.

Kontrolloni shijen nëse ka nevojë për kripë. Shtoni rigonin dhe majdanozin e grirë.

Si shtojcë shtoni perime të fërguara.

Ju bëftë mirë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë