Loading…

‘Besa e shqiptarit’ – Vedat Muriqi tregon bisedën që kishte me Igli Taren para transferimit te Lazio

  • 16/09/2020 | 20:59

‘Besa e shqiptarit’ – Vedat Muriqi tregon bisedën që kishte me Igli Taren para transferimit te Lazio

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se si ka ndikuar drejtori sportiv i Lazios dhe ish sulmuesi shqiptar, Igli Tare, në transferimin e tij te lacialët, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Sulmuesi shtatlartë nënshkroi kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro si pagë
vjetore.

Sulmuesi prizrenas sot ka dhënë një intervistë për ‘Top Channel’, duke treguar bisedën e parë që kishte pasur me Igli Taren.

“Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%” – ka deklaruar Muriqi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë