Loading…

Besa Ismaili për Kurtin: Një lider inatçor që ka humbur udhën në oborr të vet

  • 20/01/2022 | 15:27

Besa Ismaili për Kurtin: Një lider inatçor që ka humbur udhën në oborr të vet

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, ka kritikuar kryemnistrin e Kosovës, Albin Kurti për opozitarizmin e tij të dikurshëm si dhe për qeverisjen e tij aktuale, shkruan Gazeta Metro.


Ismalili ka thënë se Kurti nuk bëri histori vetanake sepse e humbi kohën duke shtrembëruar historitë e të tjerëve.

Tutje, duke kritikuar qasjen e Kurtit, Ismaili ka thënë se pozicioni i tij aktual politik si kryemnistër me pushtet kaq të madh duhet të shërbejë si mësim politik për të tjerët.

Këtu keni statusin e saj të plotë.

“Albin Kurti në vend se të bënte historinë vetanake për këtë vend, humbiste kohën duke nënvlerësuar dhe shtrembëruar historitë e tjerëve.

Një rast të këtillë me pushtet kaq të shtrirë nuk e pati askush para tij. Zor që do të ketë më kush kaq shumë pushtet edhe pas tij.

Dhe mbase ky leksion për liderët e ardhshëm, sesi NUK duhet të jetë një lider, është dobia e vetme e kësaj periudhe aktuale politike.

Një fitore politike e çuar dëm, një pushtet i fortë me rezultate të dobëta, një lëvizje politike e ç’orientuar me një lider inatçor që ka humbur udhën në oborr të vet.

Dëm!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e saj në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë